Banorët e fshatit Corroticë dje më datë 25.07.2020 , nga ora 13:00 deri ne mbrëmje, janë përballë me mungesë të energjisë elektrike

Banorët e fshatit Corroticë dje më datë 25.07.2020 , nga ora 13:00 deri ne mbrëmje, janë përballë me mungesë të energjisë elektrike

Banorët e fshatit Corroticë dje më datë 25.07.2020 , nga ora 13:00 deri ne mbrëmje,  janë përballë me mungesë të energjisë elektrike pëshkak të një defekti në rrjetin kryesor gjë që ka shaktuar nervozizëm tek shumë banorë të këtij fshati, biznese, lokale afariste i”u është shaktuar dëme në produktet ushëqimore.

Nisur nga kjo situatë fshati Corroticë si vendbanim është  më i prekur nga defektet në rrjetin shpërndarës me furnizim me energji elektrike në dhjetëvjeçarin e fundit, përshkak kushteve të rënduara atmosferike sidomos gjatë reshjeve të shiut ose gjatë dimrit, sidomos në zonat rurale në mes fshatit Shoshaj epërme e poshtëme, Corroticë, Bukuroc, Bushatran, ku linjat ajërore të rrjetit elektrik janë të stërvjetruara dhe në pjesën e rrjetit shpërnadarës që kalon në nëntokë të binarëve  hekurudhës shkaktohet avari apo defekt nga terreni i lagësht. Me qëllim të rregullimit më të shpejtë të defekteve të shkaktuara distribucioni ka aktivizuar në shërbim ekipin për sanimin e këtij defekti.

Kërkoj nga kryetari i bashkësisë lokale Mentor Neziri të aktualizoj këtë problem dhe të merrë iniciative duke i'u drejtuar me shkresë Distribucionit, instancave komunale dhe këshilltari Alban Fazliu si përfaqësues i kësaj bashkësie lokale në Kuvendin Komunal të filloj ta ngrit këtë problematikë si temë në Kuvendin Komunal.

Me respekt Avni Selimi