Kur Ronaldinho i prezantoi Kobe Bryant një 17-vjeçar që quhej Leo Messi

Kur Ronaldinho i prezantoi Kobe Bryant një 17-vjeçar që quhej Leo Messi

Kobe Bryant dikur tregoi historinë e Ronaldinho duke e prezantuar atë me një 17-vjeçar i quajtur Lionel Messi.

Bryant vdiq së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare Gianna dhe shtatë të tjerë të dielën pas rrëzimit të helikopterit në Los Angeles.

Videot e basketbollistit ikonik tani po bëhen virale, përfshirë një intervistë kur ai përshkruan takimin me të riun Messi, përcjell lajmi.net.

“Do t’ju tregoj një histori. Shumë kohë më parë, Barcelona erdhi në Los Angeles”, tha Bryant.

“Ronaldinho, i cili ishte një mik i mirë, unë po bisedoja me të dhe ai më tha: ‘Kobe, shiko unë do të të prezantoj me djalin që do të jetë lojtari më i madh i të gjitha kohërave”.

Legjenda e LA Lakers vazhdoi duke thënë se ai besonte se Ronaldinho ishte më i miri, por braziliani riafirmoi që një lojtar i quajtur Messi do të merrte kurorën e tij.

“Unë i thashë: “Ti çfarë? Ti je më i miri”. Por ai tha: “Jo, jo. Ky djalë këtu do të jetë më i miri”. Dhe ai djalë ishte Lionel Messi, i cili ishte vetëm 17 vjeçar”.