E rrëmbeu, përdhunoi dhe e vrau 8-vjeçaren, vrasësi zbulohet pas 30 vitesh nga një gjë e thjeshtë

Për tre dekada, rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e 8-vjeçares April Tinsley në prill të vitit 1988

Për tre dekada, rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e 8-vjeçares April Tinsley në prill të vitit 1988, i kishte zhgënjyer hetuesit në Indiana. Letrat tallëse të vrasësit misterioz që pranonte krimin dhe me kërcënime se do të vriste përsëri, vetëm shtuan dëshirën e hetuesve për të zgjidhur çështjen. Megjithatë, asnjë i dyshuar nuk u gjet për 30 vite.

Por falë përparimeve në teknologjinë e ADN-së, vrasësi i dyshuar u arrestuar dhe rrëfeu krimin të dielën, më shumë se 30 vite pas vrasjes së vogëlushes.

John D. Miller, 59 vjeç, u akuzua paraprakisht për vrasje, për keqtrajtim të fëmijëve dhe burgosjen e një viktime nën moshën 14 vjeç, sipas faqes së internetit të Allen County Court. Policia e lidhi atë me vrasjen duke përdorur ADN-në nga skena e vrasjes dhe nga mesazhet tallëse, dhe duke i futur ato në një bazë të dhënash gjenealogjike. Kjo çoi hetuesit te dy burra: Miller dhe vëllai i tij. ADN-ja nga mbeturinat e Millerit përputhej me ADN-në nga vendi i krimit dhe me letrat tallëse. Kur u mor nga policia në pyetje ai rrëfeu vrasjen.

Vdekja e April

Në të Premten e Mirë në vitin 1988, April Tinsley është rrëmbyer ndërsa ecte në lagjen e saj në Fort Wayne, Indiana. Më pas ajo u përdhunua dhe u vra. Trupi i saj u gjet tri ditë më vonë rreth 20 milje larg në një zonë rurale, tha FBI.

Policia nisi kërkimet, por nuk mundi të gjente asnjë të dyshuar.

Por dy vite më vonë, një mesazh i shkruar me laps shfaq në një derë të vogël, jo shumë larg vendit ku u gjet trupi i April, tha FBI.

"Unë kam vrarë 8-vjeçaren April Marie Tisley dhe do të vras përsëri", shkruhej në mesazh.

14 vjet më pas, 4 shënime të tjera u gjetën në rezidenca të ndryshme në Fort Wayne, të vendosura në biçikletat e vajzave të vogla të parkuara në oborret e shtpisë së tyre, tha FBI.

"Përshëndetje zemër, unë kam qenë duke të vëzhguar dhe jam i njëjti person që rrëmbeu, përdhunoi dhe vrau April Tinsley", shkruhej në mesazhet.

"Ti je viktima ime e ardhshme."

Shënimet shqetësuese u gjetën së bashku me prezervativët e përdorur dhe fotot e trupit të vrasësit.

ADN-ja nga këto prezervativë u përcaktua të jetë në përputhje me profilin e zhvilluar nga mbathjet e Tinsle.

Por pastaj vrasësi heshti. Në vitin 2009 FBI iu bashkua hetimit por nuk asgjë e re nuk doli nga çështja.

Arrestimi i Millerit

Në maj 2018, vetëm dy javë pasi policia në Kaliforni përdori analiza gjenetike të testimit të ADN-së për të arrestuar vrasësin, detektivi Brian Martin organizoi testin e ADN-së me rastin e April Tinsley.

Testi kufizoi të dyshuarit, në këtë rast te Milleri dhe vëllai i tij më 2 korrik. Hetuesit pastaj shqyrtuan plehrat e Millerit dhe gjetën tre prezervativë të përdorur që përputheshin me provat e ADN-së nga vrasësi i dyshuar.

Pasi u bë përputhja policia shkoi në shtëpinë e tij për ta arrestuar. Kur u pyet se pse mendonte se policia donte të fliste me të, Miller tha: "April Tinsley".

Gjatë marrjes në pyetje Miller pranoi se e rrëmbeu Aril në prill të vitit 1988, e përdhunoi atë dhe më pas e mbyti për vdekje, raporton CNN. Ai gjithashtu pranoi se kryer marrëdhënie seksuale me trupin e saj të vdekur dhe më pas e kishte hedhur trupin e saj.