Një ambient i ngrohtë për takimet e fëmijëve me prindër të ndarë (Video, Foto)

Prindërit janë të mirëpritur që të takojnë fëmijët e tyre për disa orë brenda ambientit të Qendrës për punë sociale...

Në Qendrën për punë sociale në Preshevë është krijuar një ambient i ri, komod për zhvillimin e takimeve të fëmijëve me prindër të cilët janë të shkurorëzuar.

Duke qenë se ambienti i cili ekzistonte paraprakisht nuk ishte aspak i përshtatshëm kur fëmijët takoheshin me prindin e tyre kjo ishte një nevojë e cila duhej të ndryshonte. 

Drejtori i Qendrës për punë sociale, z. Liridon Latifi ka qenë insistues që të investohej edhe njëher në atë ambient në mënyrë që edhe fëmijët të ndjeheshin më të qetë dhe më rehat nën shoqërinë e prindërve, duke qenë se vizitat të cilat zhvillohen janë vizita nën kontroll të caktuara nga gjykata.

Ambienti nuk ka qenë nën përdorim më parë mirëpo që tani e tutje të gjithë ata të cilët janë nën këto kushte të takimit të fëmijëve tani mund ta bëjnë pa hezitim.

Bashkëatdhetari nga Presheva i cili jeton dhe punon në Zvicër, Gazmend Haliti ka shprehur vullnetin e tij dhe me ndihmën e e tij është bërë i mundur rregullimi i kësaj dhome.

Prindërit janë të mirëpritur që të takojnë fëmijët e tyre për disa orë  brenda ambientit të Qendrës për punë sociale.