• E mërkurë / Aug-21 00:48
  • Kontakt

FMN: Trump po i shkurton ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë

FMN: Trump po i shkurton ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë...

Rritja e tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe pjesës tjetër të botës mund t’i kushtojë ekonomisë botërore 430 miliardë dollarë, meqë Amerika pretendon se është “veçanërisht e pambrojtur” në një luftë tarifore të përshkallëzuar, ka paralajmëruar Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Duke dhënë një qortim të ashpër për Donald Trump, FMN tha se kërcënimet aktuale të bëra nga SHBA dhe partnerët e saj tregtarë rrezikuan uljen e rritjes botërore deri në 0.5 për qind deri në vitin 2020 ose rreth 430 miliardë dollarë në Produktin e Brendshëm Bruto e humbur në mbarë botën.“Edhe pse të gjitha ekonomitë do të vuanin nga përshkallëzimi i mëtejshëm, SHBA-ja do të gjejnë veten si fokusi i hakmarrjes botërore, me një përqindje relativisht më të lartë të eksporteve të tatuara në tregjet botërore. Prandaj, është veçanërisht e ndjeshme”, njoftoi FMN.