Një person, duke përdorur fotot e vëllait të Arben Gashit, mashtroi një grua dhe ia mori 270.000 dollarë (VIDEO)

Një e ve në Florida, e quajtur Diane Amanda Standish, shpresoi se më në fund gjeti dashurinë e saj, përmes një platforme në internet e dizajnuar

Një e ve në Florida, e quajtur Diane Amanda Standish, shpresoi se më në fund gjeti dashurinë e saj, përmes një platforme në internet e dizajnuar për të njoftuar njerëz të rinj.

Ajo kishte dëgjuar se përmes Match.com shumë veta kishin rënë në dashuri dhe më pas ishin martuar.

Personi thoshte se quhej Jarry Darnell Michael, dhe ishte prezantuar si një biznesmen gjerman që punonte në Kaliforni.

Kurse në foton e tij në profil kishte përdoruar fotografitë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit Arben Gashi.

Flamur Gashi është ish-ambasador në i Shqipërisë në Bosnje dhe Hercegovinë dhe tani këshilltar i presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Pas disa muajsh, mashtruesi kishte filluar t’i kërkonte Diane Amanda Standish para, duke dhënë arsye të ndryshme si borxhet, pagesat dhe detyrime ndaj avokatëve.

Derisa ajo e kishte kuptuar se bëhej fjalë për një mashtrim, shuma e parave që kishte dhënë, tashmë kishte kaluar 270.000 dollarë.