Këshilltarët shqiptarë të Luginës së Preshevës me deklaratë të përbashkët politike (Video)

Mblidhen liderët politik, dhe këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë per të marrur vendim të rëndësishëm...

Mblidhen liderët politik dhe këshilltarët shqiptarë të tre kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë per të marrur vendim të rëndësishëm që ka të bëj me të drejtat e shqiptarëve të kësaj ane.

Ata u mblodhën në Bujanoc, pas shum takimeve të përbashkëta është mbajtur sot seanca e përbashkët e këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës e cila ka gjithsej 70 këshilltar.

Këshilltarët shqiptarë të tre Kuvendeve komunale miratuan deklaratën e përbashkët me të cilën kërkohet përfaqësimi i shqiptarëve të Luginës në dialogun e Brukselit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Kryesues i kësaj mbledhje ishte kryetari i kuvendit komunal në Bujanoc z.Adnan Salihu, pa humbur kohë ai u ngrit dhe lexoi para këshilltarëve deklaratën  e përbashkët të cilën e kanë përpiluar komisioni i këshilltarëve.

Ne, përfaqësuesit e shqiptarëve të tre Kuvendeve Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, konsiderojmë se në rrethanat, kur:

 

  • Vendet e Ballkanit Perëndimor gjenden në procesin e pakthim drejt integrimit në Bashkimin Evropian
  • Dialogu i Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë po hyn në fazën finale drejt nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse (juridikisht të obligueshme për të dyja palët)
  • Lugina e Preshevës vazhdon të mbetet rajoni më i diskriminuar dhe ekonomikisht më i pazhvilluar, si pasojë e politikës diskriminuese shtetërore të Serbisë

 

 

Në mbështetje të:

 

  • Deklaratës Universale për të drejtat e njeriut (1948),
  • Konventës Kornizë të Këshillit të Evropës për mbrojtjen e pakicave,
  • Konventës Evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore,
  • Referendumit të 1 dhe 2 Marsit të vitit 1992,
  • Marrëveshjes së Konçulit (2001),
  • Platformës politike te Janarit të vitit 2006,
  • Masave urgjente për afirmimin e të drejtave të shqiptarëve (Plani 7 pikësh) të Marsit (2013),
  • Rezolutës së Parlamentit të Republikës së Kosovës, të majit (2013),
  • Vendimit mbi formimin e Asociacionit të shqiptarëve në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të Shtatorit të vitit

 

Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës, mbajtur më 14 korrik 2018 në Bujanoc, aprovon këtë:

 

                                                                                   DEKLARATË    POLITIKE

                                                                                përmes  së cilës KËRKON:

 

  1. Realizimin e plotë të të drejtave kolektive të shqiptarëve, konform standardeve më të larta të parapara me dokumentet përkatëse të OKB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës , si dhe praktikave përkatëse (Ishujt Olland, Tiroli Jugor dhe në Kosovë);

 

  1. Ngritja substanciale e Monitorimit të vazhdueshëm te Bashkësisë ndërkombëtare me qëllim të vlerësimit real të pozitës së shqiptarëve në Luginë të Preshevës;

 

  1. Nga të gjitha palët pjesëmarrëse në dialogun e Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe statusi politik i shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe zgjidhja të kërkohet me aplikimin e parimit të RECIPROCITETIT, me të drejtat e serbëve në veri të Republikës së Kosovës.

 

Kuvendi konstaton , se pa zgjidhjen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, nuk mund të ketë normalizim të mirëfilltë mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

 

Prandaj, Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kërkon; nga Parlamenti, Presidenti dhe Qeveria e Republikës së Kosovës angazhim në funksion të realizimit të kërkesave politike të shqiptarëve të Luginës së Preshevës, të parashtruara me dokumentet përkatëse në këtë Deklaratë.

Në Bujanoc,

Pas leximit të kësaj deklarata politike një zëri u miratua nga delegatët shqiptar.

Karshi kësaj këshilltarët shqiptar dolën edhe me një reagim ndaj Qeverisë së Serbisë lidhur me reagimin e tyre për heqjen e lapidarëve që janë në kundërshtim me ligjet e Serbisë, ku ky reagim u lexua nga kryesuesi i kësaj seance Adnan Saihu.


Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë të Luginës së Preshevës në seancën e mbajtur më 14.07.2018, sjell këtë :

 

                                                                                            R E A G I M

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës reagon ndaj gjuhës urrejtëse, diskriminuese dhe denigruese të cilën e përdorin përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhë një pjesë e mediave serbe ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Si pasojë e kësaj fushate fyese, akuzuese e raciste janë përndjekur penalisht dhe padrejtësisht shumë të rinjë shqiptarë, ish pjesëtar të UÇPMB-së, janë ftuar në biseda informative me qëllim të ngjalljes së frikës represionit dhe krijimit të pasigurisë së përgjithshme

Kuvendi konstaton nevojën e respektimit të plotë të Marrëveshjes së Konçulit dhe Ligjit për Amnistinë e ish pjesëtarëve të UÇPMB-së i miratuar nga Parlamenti i Republikës së Serbisë dhe Republikës Federative të Jugosllavisë më vitin 2001.

Kuvendi i këshilltarëve shqiptarë të Luginës së Preshevës kundërshton çdo nismë e cila për synim ka cenimin e identitetit, kulturës, historisë dhe  traditës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe konsideron se kjo i kontribuon përkeqësimit të  marrëdhënieve ndëretnike dhe proceseve integruese euroatlantike, aq më tepër largimi i lapidarëve të dëshmorëve të rënë në luftën e UÇPMB-së.

Në Bujanoc

Pas mbajtjes së kësaj mbledhje të përbashkët të këshilltarëve shqiptarë liderët politik u pronocuan për media lidhur me mbajtjen e kësaj seance të përbashkët të cilët i shprehën qëndrimet e tyre.

Si Armend Aliu nënkryetar i APN-së, Ragmi Mustafa kryetar i PDSH-së, Shaip Kamberi kryetar i PVD-së dega në Bujanoc, dhe Nagip Arifi kryetar i PD-së në Bujanoc.

Populli i Luginës së Preshevës shpreson se këto deklarata të përbashkëta politike të liderëve shqiptarë të mos mbeten vetëm në letër por të jetësohen dhe është koha që Lugina e Preshevës do zgjidhje.