Pacolli: Nga përafrimi i politikës së jashtme me BE-në përmbushim interesat e shtetit

Nëpërmjet përafrimit me Bashkimin Evropian, politikën e tij të jashtme, ne përmbushim interesat e shtetit tonë...

Nëpërmjet përafrimit me Bashkimin Evropian, politikën e tij të jashtme, ne përmbushim interesat e shtetit tonë, interesat e qytetarëve dhe interesat kombëtare.

Përmes  këtij përafrimi, ne forcojmë subjektivitetin tonë ndërkombëtarë, bëhemi pjesë e një organizate politike, e cila është njëra prej akterëve më të rëndësishëm botërorë.

Kështu ka thënë ministri i Jashtëm,  Behgjet Pacolli, në konferencën e Organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme me mbështetjen e Organizatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ të titulluar: “Rëndësia e përafrimit të Politikës së Jashtme dhe të Sigurisë së BE-së: Sfidat dhe mundësitë”.

“Le t’i tregojmë qytetarëve tanë, mirëpo edhe klasës politike, e cila ndoshta nuk mund t’i kuptojë plotësisht këto koncepte: pse ne jemi duke u përafruar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, pra perëndimit. Ne po e bëjmë këtë sepse ne jemi të vendosur që të jemi gjithherë me perëndimin. Ne po lëvizim drejt perëndimit dhe Perëndimi nuk vjen te ne, Bashkimi Evropian nuk vjen tek ne”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Në vazhdim të prezantimit të tij, kryediplomati kosovar ka kërkuar më shumë koordinim me aleatët dhe unifikim të politikës së brendshm.