Zonja e parë e SHBA-së kundër Presidentit Trump për politikat ndaj emigrantëve

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka bërë komentin e saj të parë politik duke vënë qëndrim të kundërt...

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka bërë komentin e saj të parë politik duke vënë qëndrim të kundërt ndaj bashkëshortit të saj Donald Trump.

Përmes një deklarate për shtyp, ajo është shprehur e shqetësuar si Zonjë e parë ndaj politikave të ashpëra ndaj azilkërkuesve që po ndjek administrate e presidentit amerikan.

Ajo ka deklaruar se ”urren të shohë fëmijët duke u ndarë nga familjet e tyre”ndërsa ka theksuar se shpreson që ”t’i shoh ata të bashkuar përmes një reforme konsensuale të arritur nga dy krahët politikë”.

Zonja Trump thekson se njerëzit kanë nevojë për një vend që qeveriset me zemër.

Prej muajit Prill, administrata Trump aplikon rregulla të përkohshme të ashpra kundër emigrantëve ilegalë.

Të gjithë të rriturit që kapen duke kaluar në mënyrë të jashtëligjshme kufirin ngarkohen me akuza penale dhe arrestohen.

Ndërsa fëmijët që kanë me vete i ndajnë prej tyre dhe i dërgojnë në qendra përkujdesjeje. Që prej hyrjes në fuqi të rregullores, mbi dy mijë fëmijë janë ndarë nga prindërit.

Demokratët dhe organizatat humanitare i konsiderojnë çnjerëzore këto rregulla ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u ka bërë thirrje demokratëve që të bashkëpunojnë me republikanët për një legjislacion të ri për emigrantët dhe të mos bllokojnë ligjet në Kongres.