Themelohet /Dhoma e tregëtisë dhe industrisë/ Shqipëri - Serbi

Mbahet mbledhja e parë e Asamblesë “Dhomës së tregëtisë dhe industrisë Shqipëri-Serbi”

Mbledhja është mbajtur në Tiranë ku pjesëmarrës ishin me qindra kompani serbe dhe shqipëtare me qëllim fuqizimin e bashkëpunimit dhe investimit ndërmjet dy shteteve. Hapjen e mbledhjes së Asamblesë e bëri presidenti i dhomës së tregëtisë dhe industrisë z.Isuf Ferra. 

Z.Ferra vuri theksin në krijimin e lehtësirave për rritjen e bashkëpunimit tregtar ndërmjet dy shteteve duke reduktuar vonesat nëpër pikat kufitare, shfytëzimin e rrugëve detare sidhe rrugën hekurudhore. Duke eliminuar këto pengesa dhe duke rregulluar këto korridore do të ndikojë pozitivisht në aspektin ekonomik si për shtetin e Serbisë ashtu edhe atë të Shqipërisë.

Marko Çadezh kryetari i dhomës së tregëtisë Serbe e vlerëson rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë si një mundësi të mirë për thithjen e fondeve nga Bashkimi Europian, ai gjithashtu theksoi se 40 kompani serbe kanë shprehur interesimin e tyre për të investuar në Shqipëri.

Sipas znj.Ines Muçostepa Kryetare e Unionit të Dhomave, Integrimi Europian fillon nga integrimi rajonal duke përforcuar bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve,  rritja e investimeve sidhe zhvillimi i bizneseve të vogla dhe të mesme.

Sonila Qato Ministre e shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes tha që bashkëpunimi ndërmjet shtetit të Serbisë dhe Shqipërisë ka sjellur të ardhura në shumën prej 118,6 milion euro apo 36% për periudhën janar-shtator 2017 qjë që ka pasur një rritje të konsiderueshme në krahasim me  vitin e kaluar.

Ministri i Ekonomisë së Serbisë z.Goran Knezheviq të ardhmen e dy vendeve e sheh brenda Bashkimit Europian prandaj Serbia dhe Shqipëria duhet ti tejkaloj në sfidat politike ndërmjet tyre duke rritur bashkëpunimin dhe investimet.  Ai gjithashtu theksoi dhe projektin e ndërtimit të autostradës Tiranë-Prishtinë-Nish dhe përfitimet qe do kenë dy shtetet nga ky projekt.

Në fund tëmbledhjes u miratua Statuti i “Dhomës së tregëtisë dhe industrisë Shqipëri-Serbi”, sidhe u miratuan kuadrot drejtuese ku kryetar u rikonfirmua Isuf Ferra dhe bashkëkryetar Miroljub Aleksiq.

Në fund të mbledhjes së asamblesë udhëheqës të bizneseve të fushave të ndryshme nga Shqipëria dhe Serbia patën mundësinë që të diskutonin në mënyrë interaktive me qëllim të njohjes së bizneseve të dy vendeve dhe rritjet e investimeve.

Nëpërmjet themelimit të “Dhomës së tregëtisë dhe industrisë Shqipëri-Serbi” kjo do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e dy shteteve duke rritur biznesin,  investimet, do të ketë më shumë tregëti dhe më shumë vende të punës.