Ymeri: 30 ditë paraburgim për Albulenën, Donikën dhe Albinin. Prapë Beqir Kalludra

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tregoi se deputetëve të kësaj partie Albulena Haxhiut...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, tregoi se deputetëve të kësaj partie Albulena Haxhiut, Donika Kada-Bujupit dhe Albin Kurtit, u janë dhënë 30 ditë paraburgim nga gjyqtari Beqir Kalludra.

Të tre këta deputetë u arrestuan sot kur po bëheshin gati të hynin në ndërtesën e Kuvendit para fillimit të seancës.

“Prapë Klani Pronto me shokë e paterica”, tha Ymeri në një postim në Facebook.

“Persekutimi është i drejtuar kundër VETËVENDOSJE!-s”, shkruan ai.