Trump filmohet duke tentuar sërish t’ia kapë dorën Melanias, ajo kësaj here lëshon pe (Video)

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump sërish është munduar ta kapë dorën

Gjatë vizitës zyrtare të presidentit francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump sërish është munduar ta kapë për dore bashkëshorten e tij Melania, por edhe kësaj radhe nuk e ka pasur të lehtë.

Ai jo vetëm që nuk e pati të lehtë, por ky moment sërish nuk i ka shpëtuar objektivit të kamerave që e filmuan momentin derisa e luste gruan t’ia jep dorën
Duke lëvizur gishtin e vogël të dorës ai është munduar Melania ta bindë që t’ia jep dorën, megjithatë ajo qëndronte gjakftohtë duke e mbajtur dorën grusht. Sidoqoftë, ai në fund arriti t’ia kapë dorën dhe në mënyrë të fshehtë t’i thotë “faleminderit”.

Por kur çifti Trump dhe Macron u nisën pas fotografimit, Melania sërish ia largoi dorën dhe ecte pas tij dhe çifti Macron.

Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon t’ia kapë dorën bashkëshortit. Muaj më parë ajo ishte kapur nga kamerat duke ia shtyrë dorën Trumpit gjatë një vizite në Izrael.