Projekti i ''Kuzhinës Popullore'' do të rifillojë së shpejti (VIDEO)

Ky projekt do të fillojë të implementohet sërish pas një ose dy muajve...

Projekti i "Kuzhinës Popullore" i cili ka filluar nga 15 korriku i vitit 2017 projekt ky që ishte paraparë që të implementohej për 9 muaj ka përfunduar më datë 15 të muajit prill të këtij viti.  Në këtë projekt përfitues ishin  fillimisht rreth 200 persona e më vonë deri në 400, të cilët merrnin nga një vakt në ditë pranë kuzhinës popullore në lokalet e Kryqit të Kuq në Preshevë, Kryqi i Kuq përveç që ndante ushqimin në ambientet e tij poashtu ushqimi ndahej edhe nëpër pikat kryesore në terren.

Projekti i "Kuzhinës Popullore" ka përfunduar këtë muaj mirëpo sipas sekretarit të Kryqit të Kuq z.Amet Alimi pritet që shumë shpejt për një afat prej një apo dy muajve të fillojë sërish, ku ushqimi do t’i ndahet personave më në nevojë.

Ajo që do të shtohet në shërbimin e  Kryqit të Kuq në Preshevë është edhe ndihma e parë për të gjithë aplikantët për patent shoferë në komunë të Preshevës, ku dhe kjo gjë pritet të realizohet shumë shpejtë.

Momentalisht për të mbuluar kërkesat e qytetarëve për "Kuzhinën Popullore" Kryqi i Kuq i  mbulon këto kërkesa nëpërmjet pakove të cilat tashmë ka pesë vite që Kryqi i Kuq i shpërndan dhe kjo deri në një afat të caktuar kur të fillojë përsëri me funskionimin "Kuzhina popullore".