Vuçiq: Rruga jonë për në BE varet nga Kosova

Para nesh është një udhëtim i madh për anëtarësimin e plotë në BE, por kjo varet mbi të gjitha nga qëndrimi ndaj Kosovës

Para nesh është një udhëtim i madh për anëtarësimin e plotë në BE, por kjo varet mbi të gjitha nga qëndrimi ndaj Kosovës dhe çdo gjë tjetër shërben si presion ekstra.

Kështu ka thënë sot presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kur është pyetur nga gazetarët se ku qëndron Serbia në rrugën e saj evropiane.

“Nga kjo varet e ardhmja jonë dhe kjo nuk do të thotë se ne duhet t’i japim gjithçka, sepse ka mbetur pak nga kjo, por kjo do të thotë që ne kemi nevojë të gjejmë një zgjidhje racionale këtë çështje ta zgjidhim”, shtoi ai