Seanca e III-të e kuvendit komunal (Video)

Më datë 24 prill është mbajtur seanca e III-të e kuvendit komunal e cila filloi në ora 12:20 dhe mbaroi në ora 19:30...

Në këtë seancë ishin të caktuara 14 pika të rendit të ditës, pika e cila ngjalli debat nga opozita ishte pika e 3 mbi konstatimin e dorëheqjes së u.d. të drejtorit  të bibliotekës ''Mehmet Jusufi'' në Preshevë. Pas konstatimit të dorëheqjes u emërua Reshat Neziri si u.d. të drejtorit në Bibliotekën ''Mehmet Jusufi'' në Preshevë.

Gjithashtu edhe pika e 5 dhe 6 ishin pika shumë të diskutuara pra mbi shkarkimin dhe emërimin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të shtëpisë së kulturës ''Abdulla Krashnica'' në Preshevë, pas shkarkimit të Gani Veseli me shumicë votash u emërua u.d. të drejtorit Valon Nuhiu për këtë institucion kulturorë.

Kjo seancë e kuvendit komunal vazhdoi me zgjedhjen e drejtorëve si në ''Shtëpinë e Shëndetit'', në ''Qendrën për punë Sociale'' dhe u.d. të drejtorit të ''Qendrës sportive ''Presheva'' në Preshevë.

Këshilltarët e kuvendit komunal gjatë kësaj seance shkarkuan dhe emëruan anëtarët e këshillave drejtues si në ''Gjimnazin Skenderbeu'', shkollën fillore ''Selami Hallaçi'' dhe në ''Fondin për qëllime humanitare'' pranë komunës së Preshevës.

Sami Salihu kryetar i K.K. në Preshevë pas mbarimit të kësaj seance të rregullt foli për Rtv Aldi rreth kësaj seance, ku sipas Salihut kjo seancë ishte mjaft debatuese ku kishte debate të shumta pozitë- opozitë, ku kishte dhe nga ata që dilnin nga pikat e rendit të ditës dhe shkelnin rregullorën e kuvendit.

Kjo ishte seanca e tretë e kuvendit komunal.