Bilall Maliqi dhuron 60 libra për bibliotekën e qytetit ''Mehmet Jusufi'' (Video)

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit po i'a dhuroj këto libra bibliotekës së qytetit në mënyrë që të rinjtë të lexojnë edhe titujt më të ri...

Këto 60 libra të dhuruara ga shkrimtari preshevarë Bilall Maliqi për bibliotekën e qytetit ''Mehmet Jusufi'' ishin pjesë e bibliotekës personale të z.Maliqit.

Në kuadër të Ditës Botërore të Librit po i'a dhuroj këto libra bibliotekës së qytetit në mënyrë që të rinjt të lexojnë edhe titujt më të ri në këtë bibliotekë, u shpreh shkrimtari Bilall Maliqi gjatë pronocimit të dhënë për RTV Aldi.

Drejtori i bibliotekës ''Mehmet Jusufi'' Erxhan Ramadani iniciativën e z.Maliqi e vlerëson jashtëzakonisht shumë me ç'rast tha se hapa të këtij lloji duhet të ndiqen nga të gjithë ata që kanë mundësi.

Në shenjë falënderimi drejtori i bibliotekës ndau një mirënjohje për z.Bilall Maliqi si në emrin e tij personal për dhurimin e këtyre librave, poashtu edhe një mirënjohje u nda për shoqatën e shkrimtarëve ''Feniks'' në mënyrë që bashkëpunimi mos të mungoj asnjëher.