Mbahet mbledhja e II-të e Këshillit Komunal (Video)

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi pas përfundimit të mbeldhjes së Këshillit Komunal mbajti konferencë për media ...

Sot është mbajtur mbledhja e dytë e Këshillit Komunal, kjo mbledhje ka përmbajtur këto pika të rendit të ditës:

Themelimi i komisionit të bujqësisë

 Themelimi i komisionit për subvencionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme

Përfshirja e komunës së Preshevës në “IPA Fonde”

Miratimi i llogarisë për përfundimin e vitit 2017

Emërimi i zv.kryeshefit të administratës komuale 

Themelimi i komisionit për subvencionet e OJQ-ve 

Kryetari i komunës së Preshevës z.Shqiprim Arifi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Komunal mbajti konferencë për media në të cilën përveç që sqaroi ato që ishin diskutuar gjatë mbledhjes poashtu tregoi për takimet që kishte mbajtur gjatë javës së kaluar dhe projektet që do të realizohen në vazhdimësi.