• E mërkurë / Apr-24 08:46
  • Kontakt

Digjet një banesë në Ulpianë, vdes vajza 4-vjeçare

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast...

Një vajzë katër vjeçe ka ndërruar jetë si pasojë e zjarrit që ka kapluar banesën ku banonte ajo me të ëmën, në Lagjen Ulpiana në Prishtinë.

Policia ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast.

Sipas Policisë zjarri ka kapluar banesën në orën 06:15 ndërsa fëmija ka ndërruar jetë pas orës 7 në QKUK.

“Sot rreth orës 06:15 në lagjen Ulpiana në Prishtinë është përfshirë nga zjarri banesa,  pronë e një femre shtetase e Shqipërisë. Si pasojë e zjarrit lëndime të rënda trupore ka pësuar një fëmijë 4 vjeç. E lënduara është dërguar në tretman mjekësor në QKUK. Njësiti i zjarrfikësve ka fikur zjarrin. Kurse njësitë policore janë duke u marrë me rastin”, ka zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.