Lista serbe e lë qeverinë e Kosovës, formon vetë Asociacionin e Komunave Serbe

Sic është deklaruar tashmë për këtë është i informuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, me të cilin përfaqësuesit Listës serbe kishin një takim

Beograd - Lista e Serbe do të dalë nga Qeveria e Kosovës dhe më pas deri në fund të muajit të ardhshëm në vet do të fillojë të formojë Asociacionin e komunave serbe në Kosovë dhe Metohi, tha Goran Rakić.

Sic është deklaruar tashmë  për këtë është i informuar presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic, me të cilin përfaqësuesit Listës serbe kishin një takim në Beograd.

"Nesër ne do të mbajmë një seancë në Mitrovicë me të dhjetë komunat me shumicë serbe dhe do të paraqesim këtë propozim që deri më 20 të formojmë AKS. Ne kemi njoftuar presidentin Vuçiç dhe ai tha se do të mbështesë çdo vendim që ne marrim", ka thënë Rakiq.

Ai theksoi se pas ngjarjeve të djeshme në KiM, lista serbe nuk do të jetë më e heshtur.

"Pas sulmit terrorist të djeshëm ndaj popullit të paarmatosur serb në Mitrovicë dhe përfaqësuesëve të qeverisë serbe, ne si përfaqësuesit legjitim të serbëve ne nuk mund të qëndrojmë shurdh dhe memec," tha ai dhe shtoi se Lista Serbe do të largohet nga qeveria e Kosovës.

"Lista Serbe do të dalë nga  nga qeveria e përkohshme nuk do të ofrojë mbështetje. Ne e dimë se ata do të bashkohen, lehtë janë të bashkuar kur bëhet fjalë për interesat kundër serbëve. Mirëpo edhe ne do të bashkohei dhe do të mbetemi poshtë dhe të ruajmë shtëpitë tona. Dhe asnjë polici , ROSU ose EULEX nuk do të na nxjerrin nga këto zona ".

Rakiq ka thënë se "ajo që ndodhi dje ishte një test për të pushtuar veriun e Kosovës", por shtoi se ai ishte i kënaqur që Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic ka thënë se "ne nuk do të lejojmë asnjë stuhia apo ."

Ai popullit në Kosovë dhe Metohi,i  tha: "Ne e kemi mbështetjen e Qeverisë së Serbisë", por edhe ka dërguar një mesazh serbëve që shqiptarët janë të ftuar të jenë pjesë e ushtrisë së Kosovës.

"Mos të jemi ujqër të njëri tjetrit, nuk do të jemi ujqër për fëmijët tanë. Do të gjejmë një mënyrë, në qoftë se gjendja juaj financiare është e keqe, që të mos gjindemi në një pozicion për të goditur vëllai vëllanë e tij."