Vazhdojnë reagimet nga Serbia: Gjuriq u arrestua qëllimisht për ta poshtëruar

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Serbisë, Nikola Selakoviq ende gjendet në Mitrovicë, ku dje u arrestua dhe u "dëbua" drejtori i të ...

Sekretari i Përgjithshëm i Kryesisë së Serbisë, Nikola Selakoviq ende gjendet në Mitrovicë, ku dje u arrestua dhe u "dëbua" drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë.

Ai e quajti arrestimin e Marko Gjuriqit nga Njësia Speciale e Kosovës, akt terroristë.

“Ajo që ndodhi është skandal. Ata rrahën me shqelma edhe ministrin serb në qeverinë provinciale. Ky është akt terrorizim”, ka thënë ai.

Sipas Selakoviqit, “kur arritëm, ishte e qartë se qëllimi i tyre parësor ishte të arrestonin Marko Gjuriq. Ai është arrestuar qëllimisht për ta poshtëruar atë.”

“Ne konstatojmë se çfarë donin të bënin, por nuk patën sukses në planet e tyre”, tha, duke shtuar se tani duhet të jetë “kokë të ftohtë, sepse serbët kanë shtetin e tyre të Serbisë dhe ata e dinë se çfarë ai është duke bërë për ta”, ka thënë më pas ai, shkruan b92.