Këshilltari i Pacollit për arrestimin e Gjuriqit: Përgjigje të tilla Serbia do marrë gjithmonë

Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se qëllimi i shtetit serb...

Jetlir Zyberaj, shef i kabineti të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se qëllimi i shtetit serb ka qenë kryekëput provokimi dhe tensionimi i situatës.

Sipas Zyberajt, Serbia e ka marrë përgjigjen e duhur dhe përgjigje të tilla do të marrë gjithmonë.

“Qëllimi i shtetit serb ka qenë kryekëput provokimi dhe tensionimi i situatës. E kanë marrë përgjigjen e duhur, në mënyrë korrekte dhe profesionale. Përgjigje të tilla do të marrin gjithmonë”, ka shkruar ai në Facebook.