Caktohet data për fillimin e negociatave për emrin e Maqedonisë, ndërmjetësojnë Kombet e Bashkuara

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev....

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev pret më 20 apo 21 nëntor të mbahet takimi i parë midis negociuesve nga Maqedonia dhe Greqia me ndërmjetësin e Kombeve të Bashkuara në zgjidhjen e kontestit të emrit, Methju Nimic, transmeton Express.

Këtë e deklaroi duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve pas takimit me kryeministrin slloven, Miro Cerar.Zaev foli për zhvillimin e mëtejmë të integrimeve evropiane dhe euroatlantike të Maqedonisë, me ç’rast përmendi se në këtë drejtim para së gjithash fokusi vihet në zgjidhjen e kontestit me Greqinë

"Theksoi se edhe këtë muaj pritet intensifikimi i negociatave. “Ne, në Maqedoni, po përpiqemi të ndërtojmë konsensus kombëtar, të gjithë, presidenti i shtetit,

 Qeveria, opozita, por në funksion të gjetjes së zgjidhjes dhe jo në anulimin e tij”, theksoi kryeministri i Maqedonisë