Tensione në Kuvend: Deputetët e PDK-së dhe ata të VV-së gati sa nuk përleshen fizikisht (Video)

Në momentin kur ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka filluar t’i kundërpërgjigjet replikave të Albin Kurtit, se kjo e fundit do të duhej

Në momentin kur ministrja e Integrimeve, Dhurata Hoxha ka filluar t’i kundërpërgjigjet replikave të Albin Kurtit, se kjo e fundit do të duhej të shkarkohej nga posti që mban. Deputetët e VV-së kanë filluar të brohorasin duke e pamundësuar fjalimin e saj në Kuvend.

Pas kësaj situate Hoxha tentoi të vazhdojë fjalimin por kjo ishte e pamunduar për shkak të zhurmës së madhe që e shkaktonin deputetët. Të cilët, Hoxha i quajti instrumente të Rusisë.

Më pas situata u tensionua dhe deputetët e PDK-së dhe ata të VV-së për pak sa nuk u përleshen fizikisht.