Kryeministri mundohet t’i qetësojë gjakrat në Kuvend, VV vazhdon zhurmën

Pas ndërprerjes së fjalës së ish-ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha nga Vetëvendosje, Kuvendi shkoi në pauzë pesë minuta, por e njëjta gjë vazhdoi

Duke e parë gjendjen, kryeministri Haradinaj ka marr fjalë ku ka kërkuar nga deputetët që të qetësohen dhe ta lejojnë ministren ta përfundojë fjalën e saj.

Ai ka thënë se sot nuk është koha të tregohet mos respekt,

“Mendoj që na e nderuam, si parlament, si qeveri jo vetëm me dhimben, por edhe debatin.  Nuk e meriton një debat kështu . ju luta edhe e herët përkraheni qeverinë për detyrat që i ka”, ka thënë Haradinaj.

Sido qoftë, deputetët e Vetëvendosjes vazhduan përsëri me zhurmën kur ish-ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha doli në foltore.