Vëllezër dhe motra.
Të nderuar bashkëatdhetar.
Të nderuar besimtar e qytetar të Luginës së Preshevës.
Urime të gjithëve festa e Fitër Bajramit .
Në mbyllje të muajit të bekuar të Ramazanit, bashkarisht po veçojmë lutjet për agjërim, adhurime, mëshirë e falje të pranuar nga All - llahu i Lartësuar.
Festa e Bajramit shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe feston fitoren e besimtarëve mbi ngarkesat e brendshme dhe përforcon marrëdhëniet e tona me Allahun Fuqiplotë. Në këtë ditë të shenjtë, shpresojmë për paqe dhe lumturi për të gjithë besimtarët dhe njerëzimin në mbarë botën. Le të jemi të gjithë të bashkuar për të festuar këtë rast të veçantë dhe të ndajmë kënaqësinë e kësaj feste me njëri-tjetrin.
Urojmë nga zemra ta gëzojmë së bashku paqen, rehatinë, mirëqenien e gëzimin te familjet, miqt e dashamirët.
Zoti i bekoftë muslimanët në mbarë botën.
Zoti e bekoftë shqiptarinë.
Kryetari i Bashķësisë Islame për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.
Mr. Nexhmedin ef. Ademi