Ambasadorja e re amerikane arrin në Moskë

Ambasadorja e re amerikane arrin në Moskë

Ambasadorja e re amerikane ka rritur në kryeqytetin rus, Moskë.

Lynne Tracy, e cila ka shërbyer më parë si zëvendësshefe e misionit në Moskë, tashmë ka arritur në shtetin rus.

Para nisjes së saj për në Moskë, ajo u takua me ambasadorin rus në SHBA, Anatoli Antonov

“Ne kemi qenë të qartë kur kemi thënë se duhet të kemi kanale të hapura të komunikimit me Rusinë”, tha të martën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price.

Ai vuri në dukje se ambasada e SHBA-së në Moskë është “nën vëzhgim të rreptë për shkak të presionit dhe kufizimeve të Kremlinit” ndërsa është e kundërta me ambasadën ruse në Uashington.

Dërgimi i ambasadores së re vjen një ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden njoftoi se planifikon të dërgojë 31 tanke Abrams në Ukrainë për ta ndihmuar Kievin në luftën kundër Rusisë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se Moska e sheh dërgimin e tankeve moderne perëndimore në Ukrainë si “përfshirje të drejtpërdrejtë” në konfliktin midis Ukrainës dhe Rusisë.