Vuçiq me deklarata kontradiktore nga Tirana: Serbia është afër Rusisë, por e përkushtuar ndaj procesit të integrimit në BE

Vuçiq me deklarata kontradiktore nga Tirana: Serbia është afër Rusisë, por e përkushtuar ndaj procesit të integrimit në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq edhe pse fillimisht deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, sot u shfaq në Tiranë.

Pasi u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Vuçiq dha edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar se vendimi për të marrë pjesë erdhi pas disa diskutimesh në Serbi.

“Ka një sërë çështjesh të ndryshme. Janë disa reagime zyrtare për Kosovën, çështjen e dialogut, kjo ishte arsyeja kryesore, por pas konsultimeve brenda Serbisë vendosa të vij dhe do kemi sot një mundësi të themi çfarë mendojmë këtu. Mbetemi të përkushtuar ndaj dialogut dhe për procesin e integrimit në BE”, tha Vuçiq.

Duke u ndalur tek Kosova, Vuçiq tha se është i përkushtuar për çështjen e dialogun. Megjithatë, ai hodhi akuza se në vitin 1999 dhe 2008 është bërë padrejtësi kundër Serbisë për sa i përket territorit të saj.

Ndërkohë për sa i përket qëndrimit krah Rusisë, Vuçiq tha se Serbia i di detyrat e saj dhe do të mbetet në rrugën drejt BE.

“Serbia është afër Rusisë, atyre që na kritikojnë për këtë i kujtoj atë që filozofi Leibniz e quante mënyrë të mjaftueshme për të kritikuar kur nuk ke arsye. U tha se po ndiqnim udhëzimet e Moskës për të shkaktuar destabilizim në Ballkan dhe ne e kemi përgënjeshtruar me vepra këtë, është e lehtë të ekspozosh çdo lloj falsiteti, por e vërteta del, jemi drejt rrugëtimit europian dhe kështu do të mbetet”, tha ai.

“A keni dëgjuar ndonjë deklaratë optimiste nga unë. Jam vetëm realist, jam këtu të mësoj shumë nga këto njerëz dhe në fund të shpjegoj qëndrimin e Serbisë. Dhe të them lajme të mira për Serbinë. Është e rëndësishme të marrim mbështetje nga BE për Serbinë. Këto janë sinjale të mira. Të tjera nga to që do dëgjojmë është strategjia e BE për të ardhmen është rëndësi e madhe”, ka shtuar Vuciq.

“BE ka kërkuar harmonizim të plotë kundër Rusisë. Por ne jemi të pavarur ne i njohim detyrimet tona me vendimet e BE, po prekemi një situatë ndryshe për territorin e Serbisë që është shkelur në 1999 dhe në 2008. Serbia është shumë pranë Rusisë, është një vend i pavarur. Nëse na kritikojnë se jemi për Serbinë. Keni dëgjuar dhe shkruar se gjatë 9-10 muajve se Serbia po ndjek udhëzimet e Rusisë, për të sulmuar të tjerët në Ballkan për mungesë stabiliteti, por ne e kemi përgënjeshtruar me vepra. Është e lehtë të ekspozosh çdo lloj akuze dhe lajmesh të rrem por Serbia është vend i pavarur dhe do mbetet kështu”, ka thënë për median Presidenti i Serbisë.