Zelensky kërkon anëtarësim të shpejtë të Ukrainës në NATO

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar se po shtron kërkesën për anëtarësim të shpejtë në NATO.

“Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO”, ka thënë Zelensky.

Një video e deklaratës së Zelenskyt është postuar edhe nga presidenca ukrainase në rrjetet sociale.

Rusia ka pretenduar se ambiciet e Ukrainës për t’u bashkuar me aleancën ishin pjesë e arsyetimit të saj për pushtimin.

Përpara pushtimit, Rusia i kishte kërkuar Ukrainës të nënshkruante garanci ligjore detyruese se nuk do të anëtarësohej në NATO.

Por Kievi dhe Perëndimi thanë se ky ishte një pretekst për një pushtim të para-planifikuar.