Komuna e Preshevës merr donacion një kamion të ri të zjarrfiksëve(Video)

Enis Hyseni nga Komuna e Preshevës është iniciatori për realizimin e këtij donacioni...

Duke pasur parasysh gjendjen e rënduar të automjeve dhe të shërbimit të zjarrëfiksëve  në Preshevë, kjo situatë  shkaktonte vonesa të tepruara në rastet emergjente  duke  mos plotësuar  nevojat esenciale të qytetarëve të   Preshevës. Duke u nisur nga kjo situatë djaloshi nga Presheva që jeton dhe punon në Targau të Zvicrës, duke pasur mundësin nëpërmjet punës që bënte, e pa të arsyeshme që sadopak të kontribuonte në zbutjen e këtyre problemeve.

Enis Hyseni nga Komuna e Preshevës i cili ishte edhe iniciatori për realizimin e këtij donacioni  u shpreh për Tv-Aldi që ky donacion u mundësua nga firma në të cilën punonte, poashtu  ai tha që kishte shumë pengesa dhe sfida deri në realizimin e tij. Donacioni i ishte dedikuar  komunës së Preshevës me çrast Enesi ia dorëzoi kryetarit z. Shqiprim Arifi,  ku ky i fundit ia dhuroi shërbimit të zjarrëfiksëve.

Sipas Enisit vlera e këtij donacioni përfshin shumën prej 20.000 euro, por ajo që është e rëndësishme është që ky automjet është në gjendje funksionale shumë të mirë si dhe është adekuat për plotësimin e kërkesave të qytetit tonë. Për përfundimin me sukses të këtij projekti ai i është mirënjohës familjarëve, miqëve si dhe firmës ku punon.

Në lidhje me  donacionin kryetari i komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi u shpreh më se i kënaqur për këtë akt  vullnetar dhe të qëlluar. z.Arifi tha se komuna e Preshevës ka pasur shumë nevojë për një automjet të ri zjarrëfikëssish dhe për këtë falënderon Enisin, familjen e tij si dhe miqtë dhe kompaninë në të cilën punon, me këtë rast kryetari i komunës i dhuroi dhe mirënjohje ne shenjë respekti dhe falënderimi.

Presheva si komunë e vogël dhe jo shumë e zhvilluar ka nevojë më shumë se kurr për mbështetjen morale  dhe materiale të  bashkëvendasve tanë që jetojnë dhe punojnë në shtetet perëndimore, prandaj i bëri thirrje të gjithë atyreve që jetojnë në perëndim, që mos ta harrojnë Preshevën  dhe pse jo, të na ndihmojnë me donacione të tilla cdo herë që kanë mundësi.

Donacione të tilla si kjo e sotshmja urojmë  të mos  mbarojnë, po ashtu, shpresojmë që ky kamion zjarrefiksish ta lehtësojë sado pak punën e zjarrëfiksëve këtu në Preshevë,  që qytetarët tanë të kenë një shërbim sa më  të denjë konform nevojave te tyre.