Vizita e ish-presidentes në Liberi: Jahjaga shihet si inspirim për gratë

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është parë si inspirim për gratë liberiane në vizitën e

Mediat atje kanë shkruar për vizitën domethënëse të Jahjagës dhe kanë raportuar vizitat e saj, takimet e ndryshme dhe fjalimet e gruas së suksesshme kosovare.

Jahjaga që në këtë vizitë ishte një nga lideret e Institutit Demokratik Nacional (NDI), ka biseduar me gratë aktiviste në Liberi për rolin e tyre në ndërtimin e paqes dhe zhvillimin e demokracisë.

Jahjaga është takuar edhe me disa gra viktima të dhunës seksuale në Monrovia, ndërsa më pas ka vizituar edhe një strehimore në Paynesville ku mbahen fëmijët që kanë qenë viktima të abuzimit seksual.

“Kosova dhe Liberia kanë shumë gjëra të përbashkëta”, ka thënë Jahjaga.

“Dy vendet tona kanë kaluar nëpër luftëra të tmerrshme dhe tani dihet të rindërtohen. Dhe në të dyja vendet janë gratë që kanë paguar çmimin më të lartë në këto luftëra. Sakrifica e grave nuk është njohur as për së afërmi”.

Jahjaga më pas ka folur edhe për atë se çfarë ka bërë si presidente e vendit dhe angazhimet e saja rreth këtyre çështjeve të ndjeshme.

Në këtë vizitë, ish-presidentja është takuar me pothuajse të gjithë liderët e shtetit të Liberisë, gjithashtu edhe me komandatë të policisë.