• E mërkurë / Apr-24 06:42
  • Kontakt

Gucati e Haradinaj shpallen fajtor nga Specialja, dënohen me nga 4 vjet e gjysmë burgim

Dhomat e Specializuara i kanë shpallur fajtor ish-udhëheqësit e OVL e UÇK-së, Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn.

Gucati dhe Haradinaj janë shpallur fajtorë për publikimin e dokumenteve të Speciales.

Ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, dhe dënim me gjobë prej 100 eurove. Në dënim do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga shtatori i vitit 2020.

Gucati e Haradinaj u shpallën të pafajshëm vetëm për një pikë të aktakuzës, saktësisht pikën 4 “hakmarrje”.

Sipas trupit gjykues, Gucati e Haradinaj qëllimshëm kishin zbuluar informacionet e mbrojtura dhe rrezikuan dëshmitarët. Është konstatuar edhe pengesa e zyrtarëve në kryerjen e detyrës zyrtare.

Gucati dhe Haradinaj u arrestuan në shtator të vitit 2020, pas dyshimeve se në disa konferenca për media në selinë e OVL-UÇK në Prishtinë kanë shpërndarë dokumente të klasifikuara të Dhomave të Specializuara, që njihen edhe si Gjykata Speciale

Pas leximit të vendimit, seanca ka përfunduar.