Mbahet mbledhja e tretë e organit të përkohsëm në Komunë të Preshevës (VIDEO)

Në këtë mbledhje u diskutuan gjithësej 13 pika të rendit të ditës.

Në  mbledhjen e sotme të mbajtur nga ana e organit të  përkohsëm  u diskutuan gjithësej  13 pika të rendit të ditës, ndërsa  pika e 14-të ishte  pyetje të ndryshme nga anëtarët .

Pikat më të rëndësishme për të cilat u diskutua ishin propozim aktvendimi mbi shkarkimin në komisionin për rrëzimin dhe udhëheqjen e konkursit dhe emërimi i tij i ri, vendimi mbi plotësimin e ndryshimit  të vendimit mbi themelimin e organit të organizatës për kulturë fizike, rregullorja mbi sistematizimin e ri të shtëpisë së kulturës, projekti për shërbimet mjekësore në bashkësitë lokale, emërimi  në komisionin për prokurime publike dhe komisioni për realizimin dhe udhëheqjen   bujqësisë, ku  të gjitha këto pika të rendit të ditës janë aporvuar.

Kryetari i Komunës së Preshevës z.Arifi deklaroi se një pikë me theks të vecantë që u diskutua sot ishte plotësim ndryshimi i anëtarëve  të komisionit komunal zgjedhor, ku roli i tij është që të reflektojë përbërjen e fondit në kuvend komunal.

Në këtë mbledhje gjithashtu u diksutua dhe cështja eshkarkimit dhe emërimit   të zv.kryeshefit  të  administratës komunale dhe të  sekretarittë  Komisionit komunal zgjedhor.