Reagon z.Salihu:Çdo qytetar të Komunës së Preshevës e ka shqetësuar vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës

Reagon z.Salihu:Çdo qytetar të Komunës së Preshevës e ka shqetësuar vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës

Postimi i plotë i kryetarit të kuvendit komunal të Preshevës z.Sami Salihu:

Me të drejtë çdo qytetar i Luginës së Preshevës e veçanërisht i Komunës së Preshevës e ka shqetësuar vendimi i fundit i Qeverisë së Kosovës për kalim në pika kufitare, duke kërkuar certifikatën e vaksinimit me 3 doza apo me 2 doza dhe testin RT-PCR negativ jo me herët se 48 orë.
Duke mos dashur të ndërhyjë në çeshtjet e politikave shëndetësore të Republikës së Kosovës, për më tepër që dhe unë personalisht nuk jam profesionist i fushës konsideroj që një masë e tillë, veçanërisht ndaj qytetarëve të Komunës së Preshevës, po e rëndon edhe më tepër gjendjen tonë, qoftë sociale, bashkëpunimin por edhe finansiare duke u bazuar në faktin që një test RT-PCR ka një kosto shtesë prej 30 eurosh, duke izoluar dhe rënduar gjendjen financiare tonën, e veçanërisht të studentëve tane.
Duke u bazuar në praktikat e vendeve perëndimore, e duke u bazuar edhe në praktikat në Serbi e që konsiston në atë  qytetarët që jetojnë në qytetet që gjenden afër pikave kufitare në distancë prej 50 km të njejtëve u lejohet qarkullimi i lirë në shtetet fqinje, propozoj që një praktikë e tillë të implementohet edhe për qytetarët e komunës sonë.
Personalisht do të angazhohem që të kontaktoj me zyrtarë të shëndetësisë por dhe vet Ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Kosovës që të lehtësojë qarkullimin e qytetarëve tanë në Republikën e Kosovës.