Filmi ''Skenari i Nënës'' merr çmimin si ''The best story about rights of persons with disabilities ''në festivalin ''Art without limit''

Filmi ''Skenari i Nënës'' merr çmimin si ''The best story about rights of persons with disabilities ''në festivalin ''Art without limit''

Producenti i filmit z.Gani Veseli së bashku me regjisorin Kastriot Saqipi këtë çmim i'a kanë dedikuar Avni Hetemit i cili është personazhj kryesorë i filmit "Skenari i Nënës".

Postimi i plotë i producentit Gani Veseli:

Filmi Dokumentar " Skenari i Nënës " mer çmimin  "The best story about rights of persons with disabilities". Në Festivalin "Art without limit"

Të nderuar familjar,miq dhe ju organizatorë të nderuar të festivalit "Art without limit",
Më lejoni të ju faleminderoj në emër timin,të regjisorit Kastriot Saqipi,të gjithë bashkëpuntorëve që na ndihmuan për realizimin e dokumentarit "Skenari i Nënës",e veçanërisht në emër të personazhit kryesor Avniut si dhe prindërve të tij.Data 3 Dhjetor 2021,do të mbetet  gjatë në mendjet dhe zemrat tona, e sidomos në kujtimet e Avniut, që sonte iu realizua ëndërra jetësore e cila u kurorëzua me fitore të çmimit si "The best story about rights of persons with disabilities".
Avniu është një djal model për gjithë shoqërinë tonë,ku për më shumë dokumentari flet vet për aftësitë dhe shkathtësitë e tij të veçanta.
Mirënjohës ndaj prindërve të Avniut, për vullnetin dhe kurajon që e kanë, e që kjo ka reflektuar pozitivisht dhe ka prekur zemrat e të gjithëve.Le të mbetet Avniu dhe prindërit e tij,model se si duhet të pranohen dhe trajtohen kjo kategori e njerëzve.
"Ata nuk janë ndryshe,ata janë të veçantë dhe kanë një shpirt të  bardhë dhe dashuri të sinqertë".