Në festivalin ''Art Without Limit'' është shfaqur filmi Preshevar ''Skenari i Nënës''

Në festivalin ''Art Without Limit'' është shfaqur filmi Preshevar ''Skenari i Nënës''

Edicioni i dytë i “Art Without Limit International”, i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat në program kanë për temë personat me aftësi të kufizuar, po mbahet nga data 1 deri 3 dhjetor në Prishtinë.

Festivali është organizuar nga një grup i grave artiste dhe OJQ “Art Without Limit”.

Shumë filma nga 80 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, ndërsa janë përzgjedhur 50 prej tyre për t’u shfaqur në konkurrencë zyrtare, kurse gjatë mbrëmjes së djeshme është shfaqur edhe filmi ''Skenari i Nënës'' i cili është pritur në mënyrë të mrekullueshme nga publiku.

Prezent në këtë festival kanë qenë edhe personat me aftësi të veçanta nga komuna e Preshevës qytetarë të ndryshëm, si  dhe kryetarja e komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani dhe kryetari i kuvendit z.Sami Salihu, që kishin ardhur për ta mbështetur filmin "Skenari i Nënës".

Kryetarja e komunës së Preshevës ka shkruar edhe një postim në facebook e cila ka shprehur kënaqësi që ka marrë pjesë mbrëmë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “ART WITHOUT LIMIT” në Prishtinë.

Postimi i kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani:

Kënaqësi ishte të marrë pjesë mbrëmë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit “ART WITHOUT LIMIT” në Prishtinë.

Një ngjarje e veçantë. Me një dokumentar të veçantë. Për persona me nevoja të veçanta.

Nga një regjisor i veçantë, Kastriot Saqipi. Një producent i veçantë, Gani Veseli.

Faleminderit  për këtë sensibilizim nëpërmjet artit...pa limite. Për gjithëpërfshirje.