Zyrtari serb thotë se ‘Republika Srpska mbrohet në Kosovë’, Dodik kërcënoi NATO’n me luftë

Zyrtari serb thotë se ‘Republika Srpska mbrohet në Kosovë’, Dodik kërcënoi NATO’n me luftë

Zyrtari serb i drejtorisë për koordinim me diasporën në rajon Arnaud Gouillon, shtetas francez e serb, lobist për Serbinë në Francë e sot zyrtar i lartë në ministrinë e jashtme të Serbisë, tha se Republika Srpska mbrohet në Kosovë sipas tij, transmeton Gazeta Metro.

Sipas Gouillon “situata në Kosovë e Metohi është shqetësuese” dhe lëvdoi reagimin e popullatës serbe të Kosovës.

“Reagimi i serbëve në veri të Kosovës e Metohisë ndaj dhunës së Prishtinës kanë dërguar porosi të qartë se nuk guxohet të kalohet kufiri me sulm ndaj popullit serb” e shtoi “ vlen edhe për Republikën Srpska”.

Gouilllon përsëriti qëndrimin e zyrtarëve serb se bashkësia ndërkombëtare duhet ë marrë përgjegjësinë që serbët “në krahinë të jetojnë të lirë dhe të sigurt”.

Gouillon kishte hapur një organizatë jo qeveritare në Francë Solidarité Kosovo që merrej me “ndihmë për serbët që jetojnë në enklava” në Kosovë. Ai shërben në qeverinë serbe që nga nëntori i 2020’s.