Komuna e Bujanocit ka arritur marrëveshje për të ndihmuar fermerët të fillojnë kultivimin e duhanit

Komuna e Bujanocit ka arritur marrëveshje për të ndihmuar fermerët të fillojnë kultivimin e duhanit

Oda Agrare e Prodhuesve Bujqësorë të Serbisë dhe Komuna e Bujanocit kanë arritur një marrëveshje për të ndihmuar fermerët që përsëri të fillojnë me kultivimin e bimës industriale të duhanit.

Është dakorduar që të bëhen përgatitje cilësore për vitin e ardhshëm, pra për vitin 2022, në mënyrë që të bëhet gjithçka që është e nevojshme sipas Ligjit dhe periudhës agro-ekonomike që kjo prodhimtari të jetë e suksesëshme.

Shërbimi bujqësor fton të gjithë prodhuesit e mundshëm të lajmrohen dhe regjistrohen. Regjistrimi bëhet në zyrën nr. 308 apo përmes një formulari të plotësuar përmes faqes së internetit www.bujanovac.rs e të dërgohen në imejl adresën : poljoprivreda@bujanovac.rs, thuhet në njoftimin e komunës së Bujanocit