Vendimi i ri për nxënësit në Preshevë dhe Bujanoc nga e hëna mësimi do të zhvillohet i rregullt

Vendimi i ri për nxënësit në Preshevë dhe Bujanoc nga e hëna mësimi do të zhvillohet i rregullt

Javën tjetër, të gjithë nxënësit e shkollave të mesme në Ivanjicë, Novi Pazar dhe Uzhicë do t’i ndjekin mësimet sipas modelit të tretë  online, ndërsa modeli i dytë, i kombinuar – një ditë në shkollë, ditë nga shtëpia, do të aplikohet në shkollat e mesme në 18 vetqeverisje lokale.

Këto janë Beogradi, Valeva, Vranja, Leskoci, Lajkovc, Lebana, Prokuple, Ub, Çaçak, Bajna Bashta, Vellika Pllana, Vladiçin Han, Lig, Kragujec, Senicë, Shabac, Nish dhe Sremska Mitrovicë.

Modeli i dytë i mësimit të kombinuar do të zbatohet nga e hëna në klasën e 7 -të dhe të 8 -të të shkollave fillore në Ivanjicë, Lajkovc, Valevë dhe Kragujec.

Shkollat e tjera fillore dhe të mesme do të punojnë sipas modelit të parë, domethënë, nxënësit do të ndjekin mësimet drejtpërdrejt nga bankat e shkollës.

Në bazë të këtij vendimi nga Ministria e Arsimit të Serbisë, shihet se në komunat e Bujanocit dhe Preshevës, edhe javën që vjenë mësimi do të zhvillohet I rregullut në shkollat e mesme dhe fillore.