Pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës do të kthehen donacion për Luginën e Preshevës!

Pagesat e tabelave nga shqiptarët e Luginës do të kthehen donacion për Luginën e Preshevës!

Ilir Kërçeli, shefi i kabinetit të Kryetarit të Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, ka thënë se paratë e grumbulluara nga qytetarët e Luginës do të kthehen si donacion për Luginën.

“Të gjitha mjetet të cilat mblidhen nga pagesat e tabelave nga familjet shqiptare nga Lugina e Preshevës, do kthehen donacion për Luginën” ka thënë ai.

Megjithate qytetarët e Luginës së Preshevës, jo se nuk besojnë në deklaratat e qeveritarëve të Kosovës, por ata nuk besojnë se këto mjete, nëse kthehen do të shërbejnë për qytetarët, kështu janë shprehur në komentet e tyre në rrjetet sociale.