Kabineti i kryetarës Sinani demantojnë shpifjet e Shqiprim Arifit

Kabineti i kryetarës Sinani demantojnë shpifjet e Shqiprim Arifit

Demanti i kabinetit të kryetarës së komunës së Preshevës znj.Ardita Sinani ndaj shpifjeve të Shqiprim Arifit:

Të nderuar,

Sot në profilin e tij në facebook, kryetari i APN ka postuar një video, në të cilën paraqitet si inspektor komunal, në një rrugë kinse të shtruar nga Komuna e Preshevës në bashkësinë lokale në Bushtran.

Komuna e Preshevës për çdo projekt të filluar apo të përfunduar, me transparencë maksimale njofton qytetarët e saj. Andaj, përgënjeshtrojmë tentativën e rradhës së kryetarit të APN se Komuna e Preshevës ka asfaltuar rrugë në fshatin Bushtran, në të cilën ky i fundit gjen mangësitë e kualitetit të asfaltit.

E vërteta e këtij asfalti është se, një nga punëtorët e njërës nga ndërmarrjet e Preshevës i cili është nga fshati Bushtran, ka huazuar një sasi të vogël asfalti dhe me vetiniciativë të njejtin e ka përdorur për mbulimin e disa gropave në lagjen e tij. E kuptojmë çdo tentativë të kryetarit të APN që të defokusojë vëmendjen nga sjelljet rrugaçërore në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.

Por, në të njejtën kohë e sigurojmë që me tentativa të tilla të shpifjeve të ulëta, nuk do t'ia arrijë qëllimit të tij. Kabineti i Kryetares së Komunës