Një jetë kushtuar aktrimit, Morgan Freeman feston ditëlindjen e 84-të

Një jetë kushtuar aktrimit, Morgan Freeman feston ditëlindjen e 84-të

Ylli i Hollywood-it sot feston ditëlindjen.

Aktori i njohur amerikan, Morgan Freeman, me këtë datë feston ditëlindjen dhe mbush plot 84 vjet jetë.

Freeman është tash e sa vite i përkushtuar në maksimum në industrinë e filmit, si aktor dhe regjisor.

Ai ndër vite njihet për një numër të madh rolesh në projekte të ndryshme filmike, për të cilat vlerësohet lart.

Lidhur me punën e tij në aktrim, Morgan Freeman ka marrë edhe një numër të madh çmimesh, përfshirë edhe ato më prestigjiozet.

Ai u vlerësua me çmim “Academy Award”, “Golden Globe Award” dhe “Screen Actors Guild Awar”.

Ndër projektet më të suksesshme filmike ku ai ka aktruar janë: “Driving Miss Daisy”, “The Shawshank Redemption”, “Million Dollar Baby”

 “Se7en”, “Glory”, e të tjerë.