Sveçla takohet me ambasadorin italian, e njofton për prioritetet e MPB-së

Sveçla takohet me ambasadorin italian, e njofton për prioritetet e MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka zhvilluar një takim me ambasadorin italian, Nicola Orlando dhe atasheun Enrico Gurnari.

Gjatë takimit, Sveçla e njoftoi ambasadorin italian lidhur me prioritetet e MPB-së në forcimin e institucioneve të rendit dhe sigrusië.

“Ai gjithashtu theksoi se vlerëson lartë përkrahjen e vazhdueshme që ka ofruar Italia për institucionet e Republikës së Kosovës, në veçanti për MPB-në dhe Policinë e Kosovës, në luftimin e krimit dhe ofrimin e trajnimit dhe ekspertizës nga pala italiane”.

“Të dyja palët shprehën gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit të mirë edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm”, thuhet në njoftimin e MPB-së./RTVALDI/