Deputeti z.Shaip Kamberi dhe kryetarja e PVD-së në Preshevë z. Ardita Sinani, në vizitë në KBI në Preshevë

Deputeti z.Shaip Kamberi dhe kryetarja e PVD-së në Preshevë z. Ardita Sinani, në vizitë në KBI në Preshevë

Deputeti popullor shqiptar z. Shaip  Kamberi dhe kryetarja  e PVD - së në Preshevë z. Ardita Sinani, në vizitë me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit dhe zgjedhjes së kryetarit të ri.

Në KBI në Preshevë erdhi edhe z. Shaip Kamberi për të përcjellur mesazhet për muajin e bekuar të Ramazanit dhe përurimin me rastin e pranimit të detyrës së kryetarit.

Me Shaip Kamberin diskutuam për problemet me të cilat po ballafaqohet  organizimi fetar  në Luginë të Preshevës. Fragmentarizimi i këtij organizimi dhe nevoja për unifikimin e këtij organizimi në një institucion të përbashkët. Shteti, bashkësitë fetare duhet t’i trajotjë barabart. Në këtë drejtim nuk duhet të ketë diskriminim kur është në pyetje kujdesi dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore fetare islame në vendin tonë. 

Kryetari z. Nexhmedin Ademi e përgëzoi deputetin popullor  për përfaqësimin dinjitoz dhe artikulimin e kërkesave politike e kulturore të shqiptarëve në Parlamentin e Serbisë.  Angazhimi politik dhe përfaqësues parlamentar i deputetit  e ka rikthyer vëmendjen në opinionin publik për hegjemonizmin politik serb i trashëguar nga nacionalizmi agresiv historik. Kjo mendësi politike është shndrruar në standard të politikëbërjes pa marrë para sysh ndrrimin e pushteteve politike në Serbi.  Artikulimi i kërkesave politike të pakicave kombëtare në Luginë të Preshevës dhe Sanxhak  duhet të fillojnë të shikohen në një nivel tjetër në përputhje me standardet e shoqërive demokratike theksoi z. Shaip Kamberi.

U ndan mendime të përbashkëta se niveli i diskutimeve parlamentare në pushtetin qëndrorë në Beograd, ka kapur dimenzione të çështjeve që janë të problematizuara si nga aspekti historik po ashtu edhe aktual i marrëdhënieve komplekse shqiptaro serbe.

Ishte mendim i përbashkët se kontaktet për materializimin e kërkesave politike, kulturore e religjioze të shqiptarëve në Luginë të Preshevës në të ardhmen do të intensifikohen edhe më shumë.

  Njofton shërbimi për informim pranë KBI – Preshevë.    

14. 04. 20021