Në takim përurimi Kryetari i Këshillit Nacional shqiptar z. Ragmi Mustafa.

Në ambientet e Këshillit të Bashkësisë Islame sot ishte edhe kryetari i Këshillit Nacional Shqiptar të Luginës së Preshevës z. Ragmi Mustafa.

Kryetari i Këshillit përcolli urimet për muajin e shenjtë të bekuar të Ramazanit. Ishte mendim i përbashkët i dy kryetarëve që ky ramazan të ndikoj në forcimin e uniteti dhe solidaritetit ndër besimtarët. 

Kryetari  i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë  z. Nexhmedin Ademi e njoftoi mysafirin me aktivitete e institucionit fetar.  Vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky institucion me shpresë se në të ardhmen bashkëpunimi edhe më shumë do të intensifikohet. 

U ndanë mendime të përbashkëta që Serbia më shumë duhet të tregoj mirëkuptim në realizimin e kërkesave politike, kulurore e fetare të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këshilli i Bashkësisië Islame në Preshevë do të angazhohet që në të ardhmen me Këshillin nacional të bashkërenditin aktivitetet për të kontribuar në avancimin e jetës kulturore, politike, informative në Luginën e Preshevës.

Njofton Shërbimi për Informim pranë Këshillit të Bashkësisië Islame në Preshevë.