z.Arifi: Është krejtësisht normale që partitë opozitare në Preshevë të mos duan të votojnë partinë e pare që fitoj zgjedhjet

z.Arifi: Është krejtësisht normale që partitë opozitare në Preshevë të mos duan të votojnë partinë e pare që fitoj zgjedhjet

Valon Arifi: Në politikë vendosin votat jo "egot personale".

Aktivist i shoqërisë civile Valon Arifi nga Presheva i cili ishte aktiv gjatë gjithë procesit zgjedhor të zgjedhjeve lokale në Preshevë për Radio Televizionin Aldi është shprehur kategorisht kundër makinacioneve politike të partive opozitare të cilat me çdo kusht kerkojnë kreun e Komunës së Preshevës e edhe atëher kur nuk i kane mandatet e duhura për të siguruar shumicën e nevojshme për zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Preshevës.

"E pranoj dhe është e drejtë e secilës parti politike të synoj kreun e komunës, por rrjedhimisht për të vendosin qytetarët e jo teket e egot personale të kujt do lider qofshin" ka thënë Arifi.

"Është krejtësisht normale që partitë opozitare në Preshevë të mos duan të votojnë partinë e pare që fitoj zgjedhjet, në këtë rast Shqiprim Arifin. Kjo ka ndodh njësoj kur Partia Demokratike Shqiptare ishte fituese e zgjedhjeve dhe Alternativa si e dyta dhe e PVD si e treta zgjodhen Shqiprim Arifin per udhëheqës të pushtetit lokal të Preshevës. Por sikur atëher e sikur sot është e pakuptimt që i treti apo i katërti të kërkojn Kryetarin e Komunës,sa do që fitues moral i këtyre zgjedhjeve është Sami Saliu i Lëvizjes për Reforma une prapë mendoj se kryetari i takon Partisë Demokratike Shqiptare ndonëse në këto zgjedhje kam qenë goxha kritik edhe ndaj kreut të saj.

 Në politikë vendosin votat e qytatarëve e jo teket e egot personale të atyre që as edhe nuk e kanë besimin e qytetarëve ka përfunduar aktivisti Arifi.