Turp - APN përdorë në fushatë parazgjedhore djalin 6 vjeçar të nënkryetarit të PDSH-së z.Mustafë Shaqiri si dhe djalin e vëllaut të tij

Turp - APN përdorë në fushatë parazgjedhore djalin 6 vjeçar të nënkryetarit të PDSH-së z.Mustafë Shaqiri si dhe djalin e vëllaut të tij

Reagimi i nënkryetarit të PDSH-së z.Mustafë Shqiri:

Sot, përfaqësuesit e APN-së kanë nxjerr disa foto me pamje nga çerdhja e fshatit në fshatin Geraj, me ç’rast kanë keqpërdorur fëmijët duke i përdorur ata si mjet për fushat parazgjedhore. 

Kjo foto është bërë edhe me një tendencë tjetër duke e nxjerr djalin tim në foto dhe disa fëmijë tjerë nga rrethi i ngushtë familjar. 

Bashkëfshatar dhe qytetar të dashur e posaçërisht mbështetës të APN-së kjo forma e të bërit fushat nuk ju shërben as juve dhe as mua që po reagoj për këtë akt të ulët. 

Kësisoj, po ju kërkoj qetësi, maturi, respekt e vlera deri në fund të këtij procesi, fundja ne do të shihemi dhe do të jetojmë edhe pas këtij procesi, andaj mos ti tejkalojmë limitet tona njerëzore e shoqërore. 

Me respekt për të gjithë!