Shqiprim Arifi kritikon Shaip Kamberin: Nuk e kemi dërguar në Beograd të na tregojë sa shqiptarë është

Shqiprim Arifi kritikon Shaip Kamberin: Nuk e kemi dërguar në Beograd të na tregojë sa shqiptarë është

Gjatë intervistës së kryetarit të organit të dhunshëm Shqiprim Arifi në Kanal10, ky i fundit është pyetur nga moderatori i emisionit "Prime Time" se si e vlerson punën e deputetit shqiptar z.Shaip Kamberi në Beograd.

Shqiprim Arifit i kanë penguar aktet patritotike të z.Kamberi në parlamentin republikan në Beograd siç është vendosja e flamurit kombëtar si dhe fjalimi i tij në gjuhën shqipe brenda parlamentit.

Shqiprim Arifi ka kritikuar z.Shaip Kamberi duke u shprehur se ne nuk e kemi dërguar Shaipin në Beograd që të na tregoj se sa shqiptarë është.

Kujtojmë se Shqiprim Arifi gjatë mandatit të tij udhëhiqte me partinë SNS të Aleksandër Vuçiqit si dhe tani në organin e dhunshëm udhëheq përsëri së bashku me partinë SNS e cila udhëhiqet nga presidenti i Serbisë