Në komunën e Preshevës fillon fushata sensibilizuese për ngritjen e sigurisë në komunikacion

Në komunën e Preshevës fillon fushata sensibilizuese për ngritjen e sigurisë në komunikacion

Ministria e punëve të brendshme, drejtorati i policisë për trafik në bashkpunim me Agjensionin për siguri në trafik kanë filluar kampanjën në drejtim të vetëdijes në domethënien e shfrytëzimit të rrypit të sigurisë dhe ulëseve për fëmijë.

Kjo kampanjë do të zgjasë plotë 14 ditë duke filluar kështu nga data 01.03.2021.

Kjo kampanjë do të realizohet në Komunën e Preshevës ashtu sic do realizohet në tërë territorin e Republikës së Serbisë.

Në këtë kampanjë  do ketë numër të shtuar të policisë së trafikut, duke saksionuar  vozitësit e automjetëve të cilët nuk e vendosin rrypin e sigurisë e gjithashtu edhe për ata që nuk përdorin ulëset për fëmijë.

Qëllimi I kësaj kampanje është që qytetarët të vetëdijësohen duke i'u përmbajtur rregullave dhe kështu duke mbrojtur veten dhe të tjerët, raporton Rtv Aldi.

Gjatë vitit 2020 e konkretisht vetëm gjatë dy muajve të parë të po këtij viti janë sanksionuar 780 kundërvajtje për mos përdorim të rrypit të sigurisë.

Artan Behluli - udhëheqës i sektorit për komunikacion pranë stacionit policorë në Preshevë apelon tek qytetarët që të vendosin rrypin e sigurisë,si nga ana e vozitësve poashtu edhe udhëtarët tjerë të cilët ndodhen në automjet dhe të ketë përdorim të ulëseve për fëmijë,pasiqë kështu sigurojmë vetën dhe të tjerët.