Serbët i përznë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga Veriu

Serbët i përznë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin nga Veriu

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti si dhe u.d e presidentes, Vjosa Osmani janë përzënë nga veriu i Kosovës nga një grup serbësh, të cilët kishin kaluar nga Jugu për në Veri duke kaluar urën e Ibrit.

Aty shihen dhjetëra serbë teksa ndërprenë vizitën e dy politikanëve kosovarë, duke i bërë Kurtin dhe Osmanin që të zmbrapsën.

Kjo ka bërë që të ketë forca të shumta të Policisë nëpër rrugë, sidomos tek Ura e Ibrit.

Liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit janë detyruar që të largohen të dy nga veriu i Mitrovicës.

Aty shihen dhjetëra serbë teksa ndërprejnë vizitën e dy politikanëve kosovarë që sot qëndruan në Mitrovicë të Jugut dhe më pas kaluan Urën e Ibrit për të dalë në pjesën veriore.