Parku i qytetit i mbushur me mbeturina (Video)

Një pjesë e parkut të qytetit në mëngjesin e sotëm ishte i përfshirë nga mbeturinat...

Ndotja e ambientit vazhdon në qytet edhe atë në qendër të qytetit ku një pjesë e parkut është përfshirë nga një sasi mbeturinash, mbeturina këto të shpërndara në parkun ku pjesën më të madhe të ditës e kalojnë fëmijët.

Ekipi i televizionit Aldi i filmoi këto pamje dhe tentuam për të marrë ndonjë prononcim lidhur me këtë gjestë jo i mirë nga ana e qytetarëve, mirëpo askush nuk pranoi që të japë ndonjë prononcim, ku fajtor për mos rrespektimin e hedhjes së mbeturinave në vendin adekuat nuk mund të jetë askush tjetër pos qytetarëve.

Kjo nuk është hera e parë që nuk rrsepektohet hedhja e mbeturinave në vendin e caktuar nga N.P. ''MORAVICA'' si duket kjo po has në vesh të shurdhër pikërisht  nga qytetarët që nuk kontribojnë aspak në mirëmbajtjen e qytetit.

Vet fakti me këto pamje po e dëshmon këtë.